08 March 2013

Banesat historike të Salihut



 Qyteti historik ndodhet në rajonin Ala, 400 km larg qytetit të Medines, Arabi Saudite. Në kohë të lashta njihej me emrin Hixhr, ku gjendeshin objekte të shumta arkeologjike të civilizimit Enbat, në jug të Petra-së, Jordani. 
Banesat e Salihut përfshijnë 131 godina të skalitura në shkëmbinj, të cilat pasqyrojnë aftësitë arkitekturore të banorëve.
Që në lashtësi, Banesat e Salihut janë vizituar nga karvanët e shumta që udhëtonin drejt vendeve të Shamit. Gjatë periudhës islame, rajoni mori rëndësi, pasi rruga që përshkonin pelegrinët myslimanë kalonte pikërisht pranë Banesave të Salihut. Historiani Ibnu Batuta i ka vizituar dhe i ka përshkruar në librat e tij si ndërtesat, ashtu dhe natyrën përreth. /ardhmeriaonline/

0 comments:

Post a Comment