04 August 2015

Dasmat e synetimit ndër shqiptarë, bidat (rrisi) apo trashigimi pagane?



      Nëpër vendbanimet myslimane shqiptare (më së tepërmi gjatë sezonit veror, kryesishtë kur janë pushimet vjetore të mërgimtarëve), organizohen dasmat e ndryshme, ndër të cilat bën pjesë edhe dasma e synetimit (rituale me rastin e prerjes së një pjese të lëkurës së organit gjenital tek fëmijët mashkullorë) dukuri e cila në kohën e tanishme është degjeneruar në skajshmëri dhe ka marë trajta të papëlqyeshme. Synetimi si akt është sunet i të Dërguarit Muhamedit a.s., i cili praktikohet që nga gjeneratat e para te të gjithë myslimanët e botës. Mirëpo si në çdo "kulturë" poashtu edhe te pjesë të caktuara të popullatës myslimane janë përfutur tradita pagane të trashiguara nëpër histori, të cilat janë të përziera me aktin e synetimit të fëmijëve dhe të cilat rezultojnë si të dëmshme për shoqërinë. 
      Nëse shkurtë do të kishim patur mundësi të përshkruajmë ceremonialet e një dasme të këtillë të synetimit, do të kishim cekur se me rastin e këtij akti, familjarët e nënës së birit i cili synetohej i dhuronin nipit një viç të ndëruar me të holla dhe zbukurime tjera që të dukej më i bukur (kafsha si simbol dhe trajtë e besimit të vjetëruar-animizmi). Në oborrin e shtëpisë ku kishte dasmë, organizohej aheng kryesishtë me zurle dhe tupana ku burra dhe gra vallëzonin me rastin e synetimit. Pjesa tjetër ishte shëtitja e të birit nëpër vendbanim me karrocë të posaçme dhe luksoze, ku si përcjellës kryesor ishtë daja me të afërmit e tijë. Mbas kthimit nga shëtitja nëpër rrugën kryesore të vendbanimit, kolona e atyre që kishin shetitur fëmijën kthehen në oborrin e shtëpisë, ku imami i katundit  (si pjesmarrës) bënte një lloj duaje mbas së cilës do të pasonte synetimi. Ky është varianti klasik i përshkrimit të shkurtë të një ceremoniali të këtillë, ndërsa varianti tjetër është kur synetimi organizohej në ndonjë restoran të caktuar, ku ceremonialet pak a shum janë të ngjajshme Që të mundeni të argumentojmë se këto dukuri nëpër dasma janë të trashiguara nga e kaluara pagane, do të cekim disa shembuj nga e kaluara historike e njerëzimit. Ilustrimet grafike për informatat e poshtëshënuara do t'i anashkalojmë nga shkaku i përmbajtjeve eksplicite dhe të padëshirueshme.
  • Në qytetin Kawasaki në Japoni të dielën e parë të muajit prill, festohet një festë e pazakontë që e quajnë ‘Kanamara Matsuri’, një festë që i dedikohet organit gjenital. Kjo festë simbolizon fertilitetin dhe mbrojtjen e popullsisë ndaj sëmundjeve seksualishtë të transmetuara. 
    Gjatë kësaj dite shprehet gëzimi kolektiv, nëpër rrugë mblidhen njerëz dhe si simbol mbahen figura të organit gjenital, të cilat transportohen me makinë nëpër rrugë. 
    Madje për nder të kësaj feste që i ka rrënjët në lashtësi, është ndërtuar edhe një tempull që tërheq mijëra vizitorë çdo vit.
  • Gimnopedija – festë vjetore spartane e cila përbëhej nga densi i të rrijnëve cullak të cilët demonstronin aftësitë e tyre atletike dhe të mundjes.
  • Diokleja – festival në Megarë për nder tët Diokleut, dashnorit të Filolajit. Për çdo vitë është organizuar garë në puthje.
  • Një nga traditat më groteske të grekëve manifestohet njëherë në vit, të hënën e parë kur edhe fillon agjërimi i tyre në rafshnaltën e Thesalisë. Gjatë këtij menifesetimi përplot njerëz shetisin dhe rrihen me forma të organit gjenital nëpër rrugë dhe qendra të ndryshme. Kjo traditë njihet si "Bourani" - ashtu si edhe supa vegjetariane e cila përgatitet në kazan të madh, në qendër së qytetit. Banorët dhe mysafirët e shumtë me këtë rast, hanë, pinë dhe këndojnë këngë të pamoralshme.
  • Priap (greq. ΠρίαποςPríapos) në mitologjinë greke paraqet zotin e plleshmërisë me karakterin e falus-it, mbrojtës i bagëtive, pemëve, kopshteve dhe gjenitalive mashkullore: të Afroditës, Dionisit/Hermesit//Adonit/Zeusit. Pandan i tijë në mitologjinë e romakëve ka qenë Mutinus-i.
  • Poashtu falus-i i Shivës ka qenë si mjet i nderimit, ndërsa në kuadër të manifestimit është stërpikur me qumësht dhe mjaltë.
  • Falus-i maketa e organit gjinor mashkullor, është bartur si simbol i plleshmërisë edhe në ritet religjioze antike me qëllim që të nxitet plleshmëria e tokës, kafshëve dhe njerëzve dhe kështu të parandalojë paaftësinë dhe dobësinë.
  • Zoti i vjetër i Keltëve Kernun-i i paraqitur me brinjë të kaprollit llogaritej si zoti i natyrës dhe plleshmërisë.
  • Në Britani një trajtë e zotit Kernun emërohet si Hern. Zoti me brinj[ë ka karakteristika satirike të Bafometit me akcent në falus-in.
      Ashtu siç në krishterizëm u bartën tradita të ndryshme nga trashigimia pagane, poashtu vërtetohet se imune ndaj këtyre dukurive nuk është as shoqëria myslimane.

0 comments:

Post a Comment