06 October 2015

Patjetër të besoni kur ne ju informojmë!!!

     Një pamje krejtësishtë e thjeshtë (e njëfar manifestimi ku vogëlushja mahnit njerëzit prezentë, me recitimin e sajë), e marë prej një videoje të cilën qëmoti kam patur rastin që personalisht ta ndjek nëpërmjet internetit (për fat të keq nuk mund ta gjej lidhjen deri te videoja, në xhunglën e informatave nëpër të cilat çdo ditë lundrojmë), sot nëpër disa mediume dhe portale dashakeqe dhe islamofobe (faktordokaz ) në mënyrë bombastike e titullojnë si bizaritet tregti me foshnje, shitje e tyre për të bërë zina, më preku tej mase dhe më detyroi që ta shkruaj këtë postim. Betohem në Zotin e Lartësuar, se personalisht kam patur rastin ta ndjek videon, prej nga është marë pamja në fotografinë e vendosur në postim. Aspak nuk ka të bëjë me atë që shkruhet si lajm se dikush atje bën shitjen e foshnjeve. Prej nga buron ky josinqeritet kaq i madh i këtyre mediave propagandistike është vështirë të kuptohet. Ndoshta për një grusht dollarësh të cilët mund t'i paguajnë makineritë propagandistike perëndimore. Pravosllavët nuk e kanë për dert nëse kjo i dëmton muslimanët. Kjo bile mund të ishte edhe një plus për ta. Fakti tjetër i cili habit është edhe më kontravers. Pikërishtë këto mediume ndodhen në krahun opozitar të politikës aktuale në Maqedoni, të cilët luftojnë kundër tiranizmit të politikës aktuale të udhëhequr nga VMRO DPMNE, aferave të ndryshme korruptive, keqpërdorimit të pushtetit, montim të proceseve të ndryshme politike, keqpërdorimit të pozicioneve, gjykatave, etj, etj, ndërsa nga ana tjetër shërbehen me rrena dhe mashtrime për njerëzit të cilës i përkasin një kulture dhe feje tjetër, duke publikuar gënjeshtra dhe të pavërteta të ndryshme mbi muslimanët.


0 comments:

Post a Comment